970×90
970×90

Në Katedralen Shën Nënë Tereza fillon manifestimi i Krishtlindjeve

Në Katedralen Shën Nënë Tereza fillon manifestimi i Krishtlindjeve

Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë ka filluar manifestimi i Krishtlindjeve i organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës.

Në këtë manifestim po marrin pjesë ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha ndërsa pritet që festës t’i bashkohen edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Vikari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Lush Gjergji, ka thënë se në këtë festë janë duke pritur mysafirë për të uruar Krishtlindjet në një ambient festiv.

“Në ora 23:30 do të jetë programi i fëmijëve ku do të merr pjesë Arta Dobroshi me dy poezi kushtuar Kërshëndellave dhe Nënës Terezë si dhe në ora 24:00 do të jetë mesha e mesnatës. Nesër në ora 12:00 do të jetë mesha që do ta drejtoj unë ndërsa ipeshkvi do të jetë në Prizren që të mos mbetet anash sepse lashtësia dhe aktualiteti kombinohen mirë, prandaj Papa Françesku e ka ngritur në nivel të Ipeshkvisë, ipeshkvia Prizren-Prishtinë”, ka thënë ai.

Gjergji tha se ky vit ishte specifik pasi ishte edhe 550 vjetori i Skënderbeut si dhe ushtria e Kosovës.

Related posts