
Shkruan: Indira Hoxha
Ushton Gryka e Kaçanikut,
U mblodh paria n’ode t Junikut,
N’Junik janë mbledhe shumë trima,
N’kam u çu Hasan Prishtina
Merrni vesh, të bijt e Kosovës,
Sot ne mreti i Stammollës
Na ka çu’ lira e pare,
Me ja shitë votrën shqiptare.
Kanë harru i biri qenit
Se jem nipa t’skënderbegit,
Se nuk domë dukat as lirë,
Veç Kosovën e domë t’lirë
Kshtu n’Junik u muaer vendimi,
Edhe flakë në t’kallet Drini,
Le t’njedh gjak krejt Dukagjini,
Le të kuet krejt Kosova,
T’shemet Peja dhe Gjakova
E ta marrë vesh krejt Evropa:
Se asht lidhë besa shqiptare,
Qi n’kto troje legjendare,
Mos me shkelë thundra barbare,
Për pa dalë Kosova fare!
Lumja ti, Kosovë krenare
Ne n’kto reze të lirisë
Çfletojmë faqet e historisë,
Bijt e tu për me i kujtu,
Qi themelin ta kanë vu.