
Zyrtarët e Komunës së Junikut, sot kanë ndërmarrë një aksion, ku janë përfshirë në pastrimin e hapësirave publike në këtë komunë.
Si shembull i mirë dhe motivim për qytetarët në Junik, po shërben drejtori i shërbimeve publike, z.Myrtë Velijaj.
Ai, në një prononcim të shkurtër për GazetenProjekti ka shpalosur disa nga planet e tij, ku prioriteti kryesor i tij është që t‘i shërbej ambientit dhe Junikun ta shëndërroj në një vend 100% të pastër, dhe për këtë, ai ka vendosur që ditët e punës nuk do ti kaloj vetëm në zyrë.
“Secili nga ne duhet të përvilim mëngët që puna në teren ta ketë efektin e vet si sensiblizues poashtu dhe vetëdijësues, që qytetari çdo hapsirë publike ta konsideroj si të tij dhe ta mbrojmë e mirëmbajmë”, thotë Veliaj.
Tutje ai shprehet se, “Qytetarët falë bashkëpunimit të mirë që kemi krijuar, kanë bërë që Juniku të shërbej si model i funksionimit të mirë në mbrojtje të ambientit”.
Ai, thotë se nuk do të ndalemi dhe do përdorim të gjtha mekanizmat që fëmijëve tanë tu ofrojmë mjedisë të favorshme për jetesë. Shkruan GazetaProjekti.
