![Në fillim ishte hudhra: Ekonomia e shpjeguar me ushqimin](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/14B98C39-3C19-4782-A741-181A2CB54679.jpeg)
Ha-Joon Chang
Që në zanafillën e kohës, qeniet njerëzore vuajtën në kaos dhe injorancë (që atëhere nuk kanëndryshuar shumë gjëra). Hwanoong, princi i mbretërisë qiellore, zbriti në Tokë për të vizituar vendin ku ndodhet sot Koreja dhe themeloi Qytetin e Zotit.
Brenda qytetit ai krijoi racën njerëzore, dhe i dha asaj ligjet dhe njohuritë mbi të bujqësinë, mjekësinë dhe artet. Një ditë Hwanoong-ut iu afrua një ari dhe një tigër. Ata kishin qenë dëshmitarë të asaj që ai kishte bërë, dhe duke parë se si kishte filluar të funksiononte bota, dëshironin të ndryshonin statusin e tyre dhe të bëheshin njerëz.
Hwanoong u premtoi atyre se – nëse shkonin në një shpellë, shmangnin rrezet e diellit dhehanin vetëm manul (hudhra) për 100 ditë – ai do t’i kthente në qenie njerëzore. Kafshët vendosën të ndiqnin udhëzimet dhe hynë në një shpellë shumëtë thellë.
Por pas disa ditësh tigri u rebelua. “Kjo është qesharake. Unë nuk mund të jetoj duke ngrënënjëbimë me erë të keqe dhe gjethe të hidhura. Po iki”–tha ai dhe u largua nga shpella. Ariu rezistoi me dietën që iu rekomandua, dhe pas 100 ditësh u shndërrua në një grua të bukur, Woong–nyeo(arusha).
Ajo u martua me Hwanoong dhe pati një djalë që u bë mbreti i parë i Koresë, Dan–Goon. Pra kombi im, Koreja, u themelua nga hudhra, dhe kjo është mëse e dukshme.…Nëse e keni jetuar gjithë jetën mes atyre që janë të fiksuar pas hudhrave, mund të mos e kuptoni se sa hudhra jeni duke ngrënë.
Kjo është ajo që më ndodhi në fundin e korrikut tëvitit 1986, kur në moshën 22-vjeçare i hipa avionit nga Koreja për të shkuar dhe filluar studimet e mia në Universitetin e Kembrixhit.…Trauma e parë qëpërjetova kushte të bënte me ushqimin.
Në Kore më kishin paralajmëruar (nga librat, pasi pak koreanë kishin qenë atje vetë, se ushqimi në Britani nuk ishte më i miri i mundshëm). Por nuk e mendoja se do të ishte realisht aq i tmerrshëm…Kultura britanike e ushqimit në vitet 1980 ishtetepër konservatore. Britanikët nuk konsumin asgjë të panjohur. Ushqimi i konsideruar i huaj, shihej prej tyre me një skepticizëm thuajse fetar dhe me njëneveri të madhe. Përveç ushqimeve kineze, indiane dhe italiane, të cilat ishin plotësisht tëanglikanizuara dhe përgjithësisht me një cilësi të dobët, nuk kishte asnjë kuzhinë alternative, përveçse nëse shkoje në Soho apo në ndonjë zone tjetër të sofistikuar të Londrës.
Për mua, konservatorizmi britanik i ushqimit mishërohej në zinxhirin e dyqaneve “Pizzaland”, qësot është zhdukur ndërsa dikur dominonte. Duke e kuptuar se pica mund të jetë “e huaj”, menyja ijoshte klientët me opsionin e një pice të mbushur me patate të skuqura.Natyrisht, si në të gjitha diskutimet mbi të huajt, ky qëndrim duket absurd kur analizohet sot.
Sot dreka e dashur e Krishtlindjeve në Britanipërbëhet nga gjeli i detit (si në Amerikën e Veriut), patatet (si në Peru), karotat (si në Afganistan) dhe lakrat e Brukselit ( si në Belgjikë). Por kjo gjë nuk ka rëndësi. Asokohe britanikët nuk donin të kishin tëbënin me të huajt.
Nga të gjithë përbërësit “e huaj”, armiku i tyre kombëtar dukej se ishte hudhra…Britania e sotme është bërë një vend i mrekullueshëm për të ngrënë. Londra i ka të gjitha – donerin dheqebapin turk, tëlirë por me një shije të shkëlqyer, që mund tëkonsumohet dhe në orën 1 të mëngjesit, i përgatitur nga një shitës ambulant në rrugë; darkënjaponeze kaiseki që për krahasim është shumë mëe shtrenjtë; dhe gati çdo gjë tjetër.
Shijet variojnë nga gjellët koreane të veçanta dhe të pangatërrueshme në shije, deri tek gatimet polake plot kalori. Ju mund të zgjidhni midis kompleksitetit të pjatave peruane – me rrënjë iberike, aziatike dhe inkaso, por edhe shijes së thjeshtë të biftekut argjentinas.…
Që nga vitet 1980, ekonomia është bërë si kulinariabritanike e para viteve 1990. Një traditë –ekonomia neoklasike – është bërë i vetmi artikull në meny. Si të gjitha adresat e tjera, ajo ka pikat e saj të forta, por ka edhe kufizime serioze….Disa lexues mund të pyesin me tëdrejtë:Pse duhet të më interesojë mua,nëse një grup studiuesit kanë fituar një mentalitet mendje–ngushtë dhe angazhohen në njëmonokulturë intelektuale?
Përgjigja ime mund të fillojë nga vënia në dukje se vlerësimi i ekonomisë nuk i ngjashëm për shembullme vlerësimin e studimit të gjuhës norvegjeze apo identifikimin e planetëve të ngjashëm me Tokën qëndodhen qindra vite dritë larg nga këtu. Ekonomia ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe shumë të madh mbi jetën tonë.
Të gjithë e dimë se teoritë ekonomike ndikojnë tekpolitikat qeveritare për taksat, shpenzimet sociale, normat e interesit dhe rregulloret e tregut të punës, të cilat nga ana e tyre ndikojnë tekkushtet tona ekonomike individuale, por edhe tek kushtet e punës, pagat dhe tarifat e rimbursimit për shpenzimet tona, kreditë apo huatë studentore.
Por teoritë ekonomike diktojnë gjithashtu edhe perspektivën kolektive afatgjatë të një ekonomie, duke ndikuar tek politikat që përcaktojnë aftësinë e saj për t’u përfshirë në industri me një produktivitet të lartë, inovacion dhe një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor. Por përtej kësaj:ekonomia nuk kufizohet vetëm në ndikimin e variablave ekonomike, si personale ashtu edhe kolektive. Prandaj duhet tëndryshojmë qasjen tonë.
Marrë nga libri “Ekonomia e ngrënshme” i Ha-JoonChang. / “Linkiesta”