970×90
970×90
970×90
970×90

Në Beograd i gëzohen fitores së Putinit: Ai kurrë s’do ta lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Në Beograd i gëzohen fitores së Putinit: Ai kurrë s’do ta lejojë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Rusët kanë votuar për një shtet të fortë dhe një president të fortë, ka thënë ministri serb, Nenad Popovic.
“Ky është një rezultat i paparashikueshëm. Edhe ata që e njohin politikën ruse janë të befasuar. Rusët kanë votuar për një shtet më të fortë, një president më të fortë dhe ata nuk duan ta lënë dikë tjetër ta mësojnë se si udhëhiqet shteti i tyre”, ka thënë Popovic, shkruan B92

“Kjo është shumë e rëndësishme tani kur kemi dëshirën për të krijuar ushtrinë e Kosovës. Putin nuk do ta lejojë këtë dhe ai do të respektojë Rezolutën 1244 të OKB’së”, ka thënë ministri serb.

Ndërkohë, në mesazhin e Vuçiqit për Putinin, thuhet se ka fituar ‘një shok i vërtetë dhe një partner i madh rus”.
“Ju mund të llogarisni në kontributin tonë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe për projektet tona në vazhdim. Jam i bindur se ne do të krijojmë kushte më të mira për gjeneratat që vinë”, thuhet në mesazhin e Vuçiqit, shkruan Periskopi.
“Ju dëshiroj suksese dhe performancë të mirë karshi përgjegjësive tuaja, gjithashtu shëndet të mirë dhe lumturi në jetën personale. Shoku im i dashur, ju njoftoj se do të ishim shumë të nderuar po ta vizitonit Serbinë sërish”, thuhet në mesazhin e Vuçiqit

Related posts