
Në Prishtinë ka filluar takimi i Nënsekretarit për Çështje Politike në Departamentin Amerikan, David Hale, me tre liderët e vendit, presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Burime të sigurta të Telegrafit bëjnë të ditur se takimi, i cili ka filluar në orën 08:30, është duke u mbajtur në Ambasadën amerikane në Prishtinë.
Në këtë takimi i cili është dahur të përfundojë në orën 09:30, diplomati amerikan në këtë takim do të kërkojë nga liderët e vendit që të bëhet pezullimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bonsja e Hercegovina.
Ndryshe, tashmë kanë kaluar më shumë se tre muaj prej kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Para se të vijë në Prishtinë, diplomati amerikan David Hale, dje ka qëndruar në Beograd. Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Hale ka kërkuar vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.