970×90
970×90
970×90
970×90

Ndryshim kufijsh Serbi-Kosovë? Analistët pro dhe kundër

Ndryshim kufijsh Serbi-Kosovë? Analistët pro dhe kundër

A do të ketë ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës është debati që ka rritur tensionet mes dy vendeve, teksa të dy presidentët, ai i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandër Vuçiç u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos u përgjigjen provokimeve.

Por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vijon të këmbëngulë në korrigjimin e kufijve, ku dhe në një konferencë të fundit tha se është mundësia historike që Kosova dhe Serbia ta korrigjojnë në mënyrë paqësore kufirin” dhe përmendi këtu që në territorin e Kosovës të përfshihen komunat jugore të Serbisë, Presheva, Bujanovci e Medvegja. Por, tha se “në Kosovë nuk do të ketë ndarje dhe Kosova nuk ka territor për t’i dhënë Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i sheh këto deklarata të presidentit si një kundërpërgjigje ndaj Serbisë.

Por, analistët politik e cilësojnë mjaft të “çuditshme” dhe të dyshimtë hapjen e debatit në këtë fazë për shkëmbim territori. Blerim Burjani, analist i tha DË-së, se “ky debat është mjaft i rrezikshëm për rajonin, duke pasur parasysh që Ballkani ka plot telashe historike dhe etnike.
Edhe Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore, thotë se ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve është një përshkallëzim i rrezikshëm. “Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm – madje edhe provokues. Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin”, është shprehur ajo për Dojçe Vele. Ndërsa profesori në Shkollën për studimet e avancuara ndërkombëtare në Uashington, Daniel Server, e quan idenë e “korigjimit të kufijve” „një ide të keqe koha e të cilës mos ardhtë kurrë“.

Sidoqoftë, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog që nga viti 2011. Janë arritur një sërë marrëveshjesh, por, tash nga Bashkimi Evropian po kërkohet një marrëveshje përfundimtare që do të përmirësonte marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve. Në takimin e fundit që dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq zhvilluan bisedime në Bruksel, megjithëse u shprehën për takim të vështirë, ata u pajtuan që “të intensifikojnë punët në javët në vazhdim”, në kërkim të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Nëse duhet të ketë korrigjim kufijsh apo jo, mjaft politikanë në Prishtinë shprehen kundër. Artan Murati, nga KDI, thotë se Lugina e Preshevës duhet të diskutohet në tavolinë me Serbinë, jo për shkëmbim territoresh por për të drejtat e shqiptarëve në Luginë. Ai tha se duhet të kërkohet reciprocitet për shqiptarët e Luginës. Në të kundërtën sipas Muratiti shkëmbimi i territoreve shkakton probleme të reja në gjithë Ballkanin. Edhe Arton Demhasaj nga Çohu, thotë se gjasat për të ndodhur një gjë e tillë janë të vogla pasi kjo lëvizje nuk mund të ndodh.

Për Islam Laukën, ish ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, në një shkrim të tijin bëhet fjalë për një “kompromis të dhimbshëm”. “Çështja e Luginës së Preshevës duhet të zgjidhet si një e tërë dhe nuk mund të reduktohet në një “korrigjim kufiri”. Në rastin më të mirë, kjo “zgjidhje”, tregon për mosnjohje të thellë të këtij problemi, në rastin më të keq, për përpjekje të dështuara për mashtimin e opinionit, se gjoja po merret me zgjidhjen e këtij problemi, kur në fakt, ai nuk ka asgjë në dorë”, thotë ai.

Top Channel

Related posts