Ka ndërruar jetë Shejh Neki Shehu nga Gjakova, lajmin e ka bërë të ditur djali i tij Leonardi por edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, shkruan Gazeta Projekti.
Shejh Nekiu me dekada ka qenë profesor në shkollë të mesme në Gjakovë, pastaj mori hilafetin/titullin e Shejhut të tarikatit Saadi dhe u përkushtua në rrugën fetare pranë Teqes së Shejh Banit, si pasardhës i denjë i saj.