970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ndodh edhe kjo, qeveria ia ndaloi mbështetjen nga komuna kampionit të Kosovë në futboll Ballkanit në pragë të garave ndërkombëtare

Ndodh edhe kjo, qeveria ia ndaloi mbështetjen nga komuna kampionit të Kosovë në futboll Ballkanit në pragë të garave ndërkombëtare

Gjatë ditës së sotme u raportua se Qeveria e Kosovës ia ndaloi 80 mijë euro mbështetje financiare që Komuna e Suharekës ia dhuroi klubit të futbollit, Ballkanit.

Pas kësaj, klubi suharekas ka dalë me një reagim publik, duke e kritikuar qeverinë për këtë veprim, shkruan Gazeta Express.

“Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

REAGIM
I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen finaciare, për të përkrahur klubin tonë në rrugen Europiane, Me keqardhje iu njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt. Jemi thëllësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Europian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetem me ane negative avancimin e rinise sonë .Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familijare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkani marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitoret edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë . Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i indvidit apo grupit të individëve nuk mund të na ndal nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

Related posts