970×90
970×90
970×90
970×90

NDIHMA QË HARADINAJ I KËRKOI KROACISË PËR KOSOVËN

NDIHMA QË HARADINAJ I KËRKOI KROACISË PËR KOSOVËN
Kosova dhe Kroacia ndajnë vlera të përbashkëta nga e kaluara historike dhe nga e ardhmja evropiane, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin bilateral që zhvilloi sot me homologun kroat, Andrej Plenkovic.

“Duke marr për bazë shembullin kroat të  integrimeve, Kosova mund të nxjerrë përvojat më të mira në procesin e integrimeve dhe në këtë frymë ne do të bashkëpunojmë ngushtë me Kroacinë, në përafrimin me familjen evropiane dhe me NATO-n”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se Republika e Kroacisë ka dhënë mbështetje të fuqishme për Kosovën në rrugën e forcimit dhe konsolidimit të shtetësisë dhe për këtë populli dhe Qeveria e Kosovës janë mirënjohës.

Kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Kroacisë për Kosovën edhe më tutje në shtimin e numrit të njohjeve, anëtarësimin në strukturat euro-atlantike dhe në organizata ndërkombëtare.

“Homologut tim, Andrej Plenkovic, i kërkova mbështetjen kroate për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare të vendit tonë. Kroacia mund të jetë zë i fuqishëm i rajonit”, ka thënë tutje Haradinaj.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, tha se Republika e Kroacisë do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj euro-integruese dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Kryeministri Haradinaj e ka ftuar për vizitë zyrtare në Kosovë, kryeministrin Plenkovic.

Related posts