970×90
970×90

Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina mund të zhvillohet, klubi prishtinas po tenton të mbledh 20 lojtarë për ndeshjen

Ndeshja Lincoln Red Imps – Prishtina mund të zhvillohet, klubi prishtinas po tenton të mbledh 20 lojtarë për ndeshjen

Prishtina është duke tentuar t’i mbledh 20 lojtarë nga klubet e Kosovës, por edhe jashtë vendin për të pasur gati një ekip për tu ballafaquar me Lincoln Red Imps në kuadër të ndeshjeve para-kualifikuese për Ligën e Evropës.

Dje (e martë) gjatë ditës, tetë lojtarë të klubit kryeqytetas rezultuan pozitivë pas testeve për COVID-19.

Kështu që ndeshja e planifikuar të zhvillohet nga ora 18:00 në Gjibraltar u anulua nga autoritetet vendase.

Megjithatë, klubi prishtinas ka ende shpresa për të zhvilluar ndeshjen dhe për të mos u diskualifikuar nga gara.

Telegrafi mëson se UEFA nuk ka marrë ende vendim për ndeshjen dhe gjasat që ajo të zhvillohet janë reale.

Prishtina për këtë është duke provuar që të tubojë 20 lojtarë nga klubet vendore dhe jashtë vendit që ta ketë gati një skuadër për ndeshjen ndaj Lincoln Red Imps.

Tashmë kërkesat për transferimin e disa lojtarëve i kanë shkuar disa klubeve.

Mësohet se disa lojtarë janë liruar nga klubet e tyre për këtë ndeshje të garave evropiane, emra të njohur për redaksinë e Sportit në

Related posts