970×90
970×90
970×90
970×90

Ndërtohet pajisja që lexon mendjen e njeriut dhe i kthen mendimet në të folur

Ndërtohet pajisja që lexon mendjen e njeriut dhe i kthen mendimet në të folur


Sistemi i kësaj pajisjeje përdor fuqinë e inteligjencës artificiale apo sintetizuesit e të folurit për ta kthyer aktivitetin e trurit në fjali të qarta të gjuhës së folur. Funksionimi i saj mbështetet në të njëjtën teknologji, e cila përdoret nga programet “Amazon Echo” dhe “Apple Siri”.

Kjo pajisje e ka ngjallur shpresën e personave që kanë pësuar sulm në tru dhe që tash nuk mund të flasin. Profesori i inxhinierisë elektrike, Nima Mesgarani, i cili ligjëron në Universitetin e Kolumbias, shpreson që kjo pajisje do t’ua ndryshojë jetën mijëra personave që nuk mund të flasin për shkak të përjetimit të sulmit në tru.

Ekspertët të cilët merren me regjistrimin dhe dekodimin e sinjaleve trunore thonë se ato mund të shndërrohen në fjalë në të ardhmen. Ekipi i profesorit Mesgarani e ka përdorur një algoritëm kompjuterik që mund ta sintetizojë të folurit që është regjistruar gjatë bisedave të njerëzve, shkruan “Daily Mail”, 

Related posts