970×90
970×90

Ndërron jetë Henry Kissinger, ikona e diplomacisë botërore

Ndërron jetë Henry Kissinger, ikona e diplomacisë botërore

Henry Kissinger, diplomati përgjegjës për disa nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë, ka vdekur në shtëpinë e tij në Konektikat.

Ai ishte 100 vjeç.

Një shtyllë në administratat presidenciale të Richard Nixon dhe Gerald Ford, Kissinger i shërbeu Nixon-it si këshilltar për sigurinë kombëtare, dhe më vonë sekretar i shtetit.

Ai luajti një rol qendror në agjendën diplomatike të Nixon-it dhe udhëhoqi rrugën për afrimin amerikan me Kinën dhe zbutjen e tensioneve me Bashkimin Sovjetik.

Ai lindi në Gjermani më 27 maj 1923, si Heinz Alfred Kissinger.

Më pak se tre muaj para Kristallnacht, në 1938, familja e tij hebreje u largua nga Gjermania naziste dhe u zhvendos në qytetin e Nju Jorkut, ku ai u bë i njohur si Henry.

Related posts