970×90
970×90

Ndërpriten fluturimet për dhe nga Zvicra, pritje edhe në Aeroportin e Prishtinës

Ndërpriten fluturimet për dhe nga Zvicra, pritje edhe në Aeroportin e Prishtinës

Një problem teknik në sistemin e kontrollit ajror ka ndikuar që fluturimet dhe aterrimet në aeroportet e Zvicrës të ndërpriten, raportoi agjencia “Skyguide”.

Agjencia tha se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje dhe se do të ofrojë përditësim, kur më shumë informata të jenë në dispozicion.

“Kjo mbyllje e hapësirës ajrore është në fuqi deri në njoftimin e ardhshëm”, tha “Skyguide”.

Ky problem është vërejtur edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”. Një udhëtar i ka thënë Gazetës “Nacionale” se ai është ende duke pritur në aeroport për t’u nisur për në Zvicër, edhe pse fluturimi ka qenë i planifikuar për orën 08:30.

Related posts