Sot në ambientet e Komunës së Deçanit, është nderuar vepra e profesorit tashmë të ndjerë, Muhamet Alaj, shkruan Gazeta Projekti.
Kryetari Ramosaj, ka vlerësuar lartë vepren e profesorit Alaj duke thënë se Profi Muhamet dha kontribut të madh në arsimimin e shumë gjeneratave, si drejtor dhe mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Postimi i plotë:
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish drejtorit dhe ish profesorit të Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, veteranit të arsimit, prof. Muhamet Alaj, kemi mbajtur sot, mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Profi Muhamet dha kontribut të madh në arsimimin e shumë gjeneratave, si drejtor dhe mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Do e kujtojmë gjithmonë si intelektual i shquar, atdhetar, sportist i dalluar, si një njeri që tërë jetën e tij i’a kushtoj edukimit dhe arsimimit të brezave të tërë.
Ndajmë dhembjen me familjen Alaj, miqtë, bashkëpunëtorët e Muhametit dhe gjithë ata që e njohën!
BR