970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ndërkombëtarët në Prishtinë kërkojnë formimin e Asociacionit

Ndërkombëtarët në Prishtinë kërkojnë formimin e Asociacionit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretarin e ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, shkruan gazetaprojekti.com

Pas takimit ka folur emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se me Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.

Ai tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhuyr një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të ASK-së pa vonesë. Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”, tha ai.

‘Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Çfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha Lajçak.

Lajçak u shpreh se kanë dëgjuar brengat e Kurtit për situatën e sigurisë në Veri.

“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë. I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”, tha ai.

Lajçak ka thënë tutje se  BE-ja e ka një plan se si të vazhdohet me procesin e dialogut.

Për këtë ai ka bërë të ditur se kanë biseduar në takimin e së shtunës me kryeministrin Albin Kurti, megjithatë ka shtuar se nuk mund të japë më shumë detaje.

“Gjithmonë kemi një plan, pra po kemi një plan. E kemi diskutuar me kryeministrin Kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuçiq. Nuk mund të hyjë në hollësi në këtë moment. Nuk ka alternativë ndaj dialogut sepse dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe hap shtegun e BE-së për të dyja vendet”, deklaroi Lajçak.

Related posts