Sara Hoxha ishte e ftuar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Ndryshe”. Gjatë intervistës ajo foli për filmin “Në kuadër të dashurisë”, dhe u pyet nëse mund të pritet më shumë sesa një skenë puthjeje mes saj dhe partnerit në film, Roerd Toçe, por aktorja u përgjigj: “Jo, s’di gjë. Nuk e di. Jo, jo. Duhet të shkoj ta shikoj.”
Ndërkohë, moderatori Salsano Rrapi e komplimentoi Sarën për pamjen e saj gjatë kohës që ishte e ftuar në “Portokalli”, duke komentuar se “divorci i ka bërë shumë mirë.” Reagimi i Sarës ishte i shpejtë dhe me humor: “Po pra po. Kështu po më thonë.”
Sara Hoxha duket se e ka pritur me sportivitet këtë koment dhe duket se tashmë ka kthyer faqen pas ndarjes nga Ledri. Nuk ka më asnjë gjurmë të tij në profilin e tij social. Reperi po i përkushtohet punës. Sa i përket aspektit sentimental, javët e fundit ai është përfshirë në një romancë me Rina Zaitin