Talenti i vajzës Emme po e fascinon Jennifer Lopezin.
Jennifer Lopez javë më parë kishte filluar turneun e saj koncertal në të cilin po has në shumë befasi, e një ndër to është edhe performimi me vajzën e saj.
Diva e skenës muzikore ka ditë që është duke ndarë skenën me të bijën Emme e cila po e ‘ngrit’ J.Lo-n në qiellin e shtatë me paraqitjen e saj, shkruan lajmi.net.
49 vjeçarja dha edhe disa fjalë në instagram lidhur me turrin e saj: “ Ky turne koncertal është duke më sjellë surpriza të shumta, dhe kjo është ndër më të veçantat, të ndaj skenën me vajzën time, zemra ime është e mbushur….., ajo nuk ka kufij.”