![Ndalohet shitja dhe therja e kurbanëve në rrugë e hapësira publike në Prishtinë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/2C8A1B6E-4FA1-4492-B974-0260BFCAB6E4.jpeg)
Drejtoria e inspektoratit të Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion në terren ku ka ndaluar shitjen, therjen e kurbanëve dhe shpezëve në kushte jo të përshtatshme higjienike në rrugë e hapësira të tjera publike.
Florian Dushi, drejtor i inspektoratit, th se ky proces lejohet vetëm në thertore të licencuara nga institucionet përkatëse, ndryshe, të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të tilla në vende të palicencuara ose hapësira publike do të gjobiten.