970×90
970×90

Ndahet nga jeta rapsodi kosovar Ali Krasniqi

Ndahet nga jeta rapsodi kosovar Ali Krasniqi

 

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare rapsodi i njohur kosovar, Ali Krasniqi.

Lajmi është bërë i ditur nga vet familjarët e tij, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet sot (e enjte) në ora 15:00, në varrezat e fshatit Drenoc të Malishevës.

Ali Krasniqi njihet si këngëtar i njohur folklorik me një karrierë mjaft të pasur në muzikën rapsodike.

Qytetarë dhe njohës të artit kanë shprehur ngushëllimet e tyre lidhur me rastin në fjalë përmes telegrameve të ngushëllimit dhe mesazheve në rrjetet sociale.

Related posts