970×90
970×90
970×90
970×90

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Është ndar nga jeta këngëtari i njohur shqiptar, Fadil Llugaxhiu, një artist i cili kishte bërë emër në skenën muzikore shqiptare për dekada me radhë. I njohur për zërin e tij të veçantë dhe për repertorin e pasur me këngë të zhanrit popullor dhe qytetar, Llugaxhiu ishte një ikonë e muzikës në Kosovë dhe në të gjithë hapësirat shqipfolëse. Shkruan Gazeta Projekti.

Karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme i dha mundësinë të krijonte një lidhje të veçantë me publikun, të cilët e konsideronin si një nga artistët më të dashur dhe të respektuar. Ai njihej jo vetëm për këngët e tij, por edhe për përkushtimin ndaj kulturës dhe traditës shqiptare.

Vdekja e Llugaxhiut ka lënë një zbrazëti të madhe në botën e muzikës shqiptare, ndërsa shumë figura publike dhe artistë kanë shprehur ngushëllime për humbjen e tij.

Related posts