
Ndahet nga jeta ish-presidenti i SHBA-ve George H.W. Bush
Ish-Presidenti i SHBA Xhorxh H.W. Bush ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Houston, sipas zëdhënësit të tij Jim McGrath shkruan BBC . George Bush Sr, siç ishte i njohur ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993, pasi shërbeu dy mandate si zëvendës-president nën presidencën e Ronald Reagan.
Gjatë muajit prill, u pranua në një njësi të kujdesit intensiv të spitalit, me një infeksion gjaku. Një javë pas vdekjes së gruas së tij 73-vjeçare, Barbara.
“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar për të njoftuar se pas 94 vitesh, i dashuri ynë ka vdekur”, tha në një deklaratë George Bush Jr.
“Ai ishte njeri me një karakter të lartë dhe babai më i mirë që mund ta ketë një fëmijë”.