970×90
970×90
970×90
970×90

Ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Ndahen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndajnë nga 100 për fëmijët deri në 16 vjeç si dhe për pensionistët, shkruan Gazeta Projekti.

“Janë mbi 400 fëmijë që marrin shtesa çdo muaj”, shtoi Kurti në konferencë para gazetarëve.

Kryeministri Kurti tha se secili fëmijë për fundvit do të përfitojë 100 euro.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjeç dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Kjo nuk është vetëm dhuratë e fundvitit, por investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve”, tha ai.

Ndërsa sa i përket nga 100 euro për pensionistët, Kurti tha se kjo do të jetë si një pension i 13 për ta.

“Përveç investimit në fëmijët që janë e ardhmja, duhet t’i mbështesim edhe ata që kontribuan. Në fund të vitit po ndajmë nga 100 euro edhe pensionin e 13 për të gjithë pensionmarrësit që kualifikohen”, tha tutje Kurti.

Në anën tjetër, Ministri Hekuran Murati tha se nuk ka nevojë të bëhet aplikim i caktuar, pasi të dhënat veçse i kanë dhe do të dalin në mënyrë automatike.

Related posts