
Kjo mbrëmje në NBA pritet të dhurojë më shumë sesa spektakël.
Në qytetin e Çikagos, sonte do të zbresin disa nga yjet më të mëdhenj në basketboll.
Lojtarë të ndryshëm të skuadrave të ndryshme nga liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, do të garojnë në kategori të ndryshme. Dy me vëmendjen më të madhe janë ajo e ngulitjeve dhe gara për më të saktin nga gjuajtjet për tri pikë.
Në garën për ngulitje do të marrin pjesë: Dwight Howard, Derrick Jones JR, Aaron Gordon dhe Pat Connaughton. Favoritët shihen të jenë Derrick Jones Jr dhe Aaron Gordon, por sigurisht nuk mund të lihen anash ish fituesi i kësaj gare, Howard, e as Connaughton – vështirë të parashikohet fituesi në një garë të tillë.
Spektakël pritet edhe në garën për tri pikë. Aty do të marrin pjesë: Davis Bertrans, Devin Booker, Devonte Graham, Joe Harris, Buddy Hield, Zach Lavine, Duncan Robinson e Trae Young.
Spektakli fillon në ora 03:00 pas mesnate, sipas kohës sonë. Mbetet të shihet kush do të jenë fituesit e kësaj mbrëmje të madhe për tifozët e basketbollit.