970×90
970×90

NATO’ja tregon muskujt përballë Rusisë

NATO’ja tregon muskujt përballë Rusisë

NATO-ja po tregon muskujt e saj dy muaj pas manovrave “Vostok-2018” të organizuara në shtator nga Rusia në lindjen e largët dhe të konsideruar si manovrat ushtarake më të mëdha në historinë e Rusisë.

“Ne duhet të vërtetojmë se jemi në gjendje të mbrohemi dhe të tregojmë unitetitn tonë”, deklaroi sot admirali amerikan, James Gordon Foggo, kryekomandant i këtyre manovrave gjatë një konference për shtyp në selinë e NATO-s në Bruksel, përcjell Atsh.

Rreth 50 000 ushtarë, 150 avionë, 60 anije dhe rreth 10 000 automjete janë angazhuar në këto manovra tokësore dhe amfibe. Ato do të fillojnë më 25 tetor dhe do të mbarojnë më 7 nëntor.

Related posts