Naser Berisha e ka publikuar këngën e titulluar “Fjala e thyer”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Për muzikën janë kujdesur Zeqirja Bajrami dhe vet këngëtari, të cilën njëherësh e kanë shkruar edhe tekstin.
Oki e ka bërë orkestrimin, derisa Reshat Beqiri (kitarë), Barlet Qerimi (bateri dhe vokal përcjellës) dhe Dëfrim Behluli (piano) – janë përfshirë në realizimin e këtij projekti.
Vet Naser Berisha e ka bërë edhe miksimin dhe masterizimin e këngës, derisa për anën vizuale është përkujdesur Bug Production.
“Fjala e thyer” është një baladë që i përshtatet stilit të kantautorit e që pritet të pëlqehet nga fansat e muzikës së tij.