970×90
970×90

Naim Maloku po trajtohet për një sëmundje, refuzoi ndihmën e qeverisë: Po me dhimbsen paratë e popullit

Naim Maloku po trajtohet për një sëmundje, refuzoi ndihmën e qeverisë: Po me dhimbsen paratë e popullit


Ish-deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga një sëmundje. 


Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

Haradinaj këtë informacion për ish-ushtarakun e zbuloi kur u akuzua se Qeveria e tij po shpërndanë para. E vendimet e tij, Kryeministri i arsyetojë duke thënë që po u ndihmon njerëzve që kanë dhënë për këtë vend e tash kanë nevojë.

E sipas Haradinaj ka patur edhe prej atyre që nuk i kanë pranuar ndihmesat e qeverisë, shkruan Reporteri.net.

“Njëri prej tyre është Naim Maloku. I kem ofru ndihme por nuk ka pranuar”, ka thënë kryeministri Haradinaj në një intervistë televizive.

Sipas tij, ish eprori i UCK-së ka thënë se po i dhimbsen paratë e popullit. 

Related posts