
Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar ashpër kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën e votimit të diasporës, ku kush nuk lajmërohet në telefon e humb të drejtën e votimit.
Ndaj vendimit të KQZ ka reaguar edhe kreu i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka thënë se ky komision po punon për ta mohuar të drejtën e votës, shkruan Reporteri.net.
“Një nga detyrat kyçe të KQZ-së është lehtësimi i të drejtës së votës. Kjo e drejtë është e drejtë elementare kushtetuese dhe demokratike. Por ky vendimi i fundit i KQZ-së po tregon që këta punojnë për me e mohu të drejtën e votës.
Ashtu si shumë parti politike dhe organizata në Kosovë në emërimin e tyre e kanë fjalën Demokraci por mandati i tyre në praktikë është vazhdimi i shtetit të kapur dhe bllokimi i demokracisë”, ka shkruar Haskuka në Facebook.
Por një qytetar i ka komentuar në Facebook kryetarit Haskuka duke thënë se edhe Sami Lushtaku përfaqësues i VV-së në KQZ ka votuar pro.
Haskuka i është përgjigjur komentuesit duke i thënë se nuk beson se kjo është e vërtetë.
“Me Samiun në takimin e fundit kemi biseduar si me ia lehtësu votimin diasporës”, ka thënë Haskuka.
Se Kurteshi ka votuar pro vendimit e dëshmon edhe një video ku ai ngrit dorën pro propozimit që bën kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.