970×90
970×90
970×90
970×90

Myslimanët zgjohen agjerueshëm sot, këto janë kohët e syfyrit dhe iftarit

Myslimanët zgjohen agjerueshëm sot, këto janë kohët e syfyrit dhe iftarit

Ramazani, muaji i shenjtë për myslimanët filloi sot. Të gjithë besimtarët myslimanë duhet të zgjohen sonte në orën 3:06 për syfyrin e parë derisa iftari i ditës së parë është në orën 19:58.

Gjatë këtij muaji përveç ditëve që bien të premte (E xhuma) janë edhe disa ditë të tjera që cilësohen si më të rëndësishme, shkruan gazetametro.net.

Duke filluar me ditën e parë, nis në syfyr ( ditën e martë ) ora 03:06 dhe iftari i parë është në orën 19:58. Pastaj, dita e Fitorës në Bedër, që i bije e premte, për këtë, syfyri: 2:43 dhe iftari 20:13, në rend është dita e “Itikafit”, (e hënë) Syfyri – 2:40, Iftari – 20:15, pastaj Nata e Kadrit, (e diel), Syfyri -2:34, Iftari 20:18.

Pas 30 ditë agjërimi besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit që do të jetë me 15 qershor ( e Premte) e cila vazhdon pastaj edhe për dy ditë tjera.Më poshtë shikoni takvimin.

Ndërkohë, duhet të theksohet se Agjërimi është një nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame

Related posts