Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka njoftuar se ka nxjerrë vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020, raporton Express.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka bërë me dije se ky vendim është marrë për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre.
Ka thënë se këtë deklaratë ka nënshkruar edhe ai vet.
“Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet e kam nënshkruar i pari deklaratën”, ka shkruar Mustafa.