
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se janë të gatshëm që ta formojnë qeverinë e re në rast se u ofrohet pozita e mandatarit.
Këtë gjë ai e pohoi gjatë takimit të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.
“Ne si LDK jemi të gatshëm që ta bëjmë shumicën në Kuvendin e Kosovës për ta bërë shumicën për formimin e qeverisë në rast se na ofrohet mandatari”, ka thënë Mustafa.
Ai ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së që vendi nuk duhet të shkoj në zgjedhje gjatë kësaj situate.
“Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje. Ky është qëndrimi i LDK-së. Duhet sa më shpejtë që të formohet një qeveri e re në Kuvend”, ka thënë Mustafa.