
Përplasjet ndërmjet kolegëve partiakë të partisë Nisma, i ka komentuar edhe analisti politik Imer Mushkolaj. Ai, thotë se Jakup Krasniqi i ka mbushur institucionet publike me familjarë të tij e militantë të partisë.
Mushkolaj thotë se Krasniqi duhet t’u kërkojë falje qytetarëve se si për gjashtë vjet me radhë iu bashkua Hashim Thaçit në kapjen e shtetit.
“Jakup Krasniqi vazhdon të moralizojë. Tash iu paska kërku falje qytetarëve që ka pranuar kandidimin për deputet të Milaim Zekës. Por, para se të shesë moral për Zekën, ai do të mund t’iu kërkonte falje qytetarëve pse i ka mbushur institucionet publike me familjarë të tij e militantë të partisë së tij. Ai do të mund t’iu kërkonte falje qytetarëve se si për gjashtë vjet me radhë iu bashkua Hashim Thaçit në kapjen e shtetit, për ta vazhduar logjikën e njëjtë edhe tash, me partinë që e themeloi”, ka shkruar Mushkolaj, transmeton Gazeta Express.
Së fundi, Krasniqi ka thënë se është penduar që e ka propozuar Milaim Zekën për deputet të Nismës, pasi që fjalori i tij publik është skandaloz. Duke iu kërkuar falje qytetarëve.