Nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Ragip Durmishi, i ka komentuar kritikat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për institucionet e Kosovës në raport me Gjykatën Speciale.
Ai i ka dhënë të drejtë kryeministrit shqiptar, i cili ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar asnjë rezolutë për të ndihmuar ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Durmishi ka thënë se këtë rezolutë ka mundur të propozoi edhe opozita.
“Ke shumë te drejt por rezolute kan mundur te kerkojnë edhe opozita jonë e dashtun qe thirret se eshte ADN e UÇK se!”, ka shkruar Durmishi.