970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Mungesa e energjisë elektrike në Potok, shkakton vështirësi në funksionomin e bizneseve të gastronomisë

Mungesa e energjisë elektrike në Potok, shkakton vështirësi në funksionomin e bizneseve të gastronomisë

Furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike për sektorin privat është kyç në veprimtarinë e bizneseve.
Mungesa e prodhimit të mjaftueshëm në këtë sektor reflekton në joqendrueshmëri të furnizimit e që pastaj rezulton në humbje të shumta për bizneset.

Me një mungesë të energjisë tani e një kohë është duke u balafaquar edhe fshati Potok ku aty përveq shtëpive të banuara me familje, veprojnë edhe disa biznese të gastronomisë.

Në një prononcim për portalin online “Gazeta Projekti, shprehet pronari i Restaurant Fetahaj, Shkelzen Fetahaj, ai thotë se kanë probleme të vazhdueshme me energji eletrike edhe pse e paguajë rregullisht.

“Kemi shumë problem me energji elektrike në këtë zonë jemi tre restaurante dhe disa familje dhe për kundër ankesave në KEDS, prapë po hasim pa sukses”, thotë Fetahaj.

Tutje, Fetahaj thotë se janë pagues të rregulltë të energjisë por ndalja e saj po shkakton probleme në gastronomi.

“Restauranti ynë ka marr përmasa të mëdha ku tani kemi edhe shumë mysafirë nga vende të ndryshme shqiptare dhe mungesa e vazhdushme e energjisë po shkakton probleme të mëdha”, shprehet Fetahaj. 

“Gazeta Projekti”, ka kontaktuar edhe zyryarët e KEDS, por ende nuk ka marr përgjigje.

Kujtojmë se bizneset e gastromonisë në Potok janë destinaciom i rregulltë i shumë mysafirëve, për faktin se njihen për cilësinë dhe traditen e gatimit.

Related posts