
Janë duke u zhvilluar homazhe në 20 vjetorin e rënies së 80 martirëve dhe dëshmorëve në masakrën e Lybeniqit të Pejës.
Për të bërë homazhe i pranishëm ishte dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Me këtë rast, Muhaxheri theksoi se në çdo përvjetor të rënët e kësaj masakre përkujtohen me të njëjtën dhimbje.

“Në 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit ne më të njëjtën dhembje përkujtojmë të rënët në këtë masakër, por njëherësh këto përkujtime duhet të na shërbejnë neve të gjallëve që kemi obligime ndaj këtyre që kanë rënë për lirinë tonë që të ndërtojmë një shoqëri të mirë, prosperues dhe të ndershme”, ka thënë Muhaxheri, transmeton Indeksonline.
Ai tha se të gjallët kanë për obligim që fëmijëve të martirëve dhe dëshmorëve t’u ofrojnë lirinë të cilën kanë ëndërruar baballarët e tyre./