970×90
970×90

Muharremaj: Zërat se FFK dhe z. Ademi kanë hezituar ndonjëherë ta ndihmojnë Ballkani refuzoj t’i dëgjoj

Muharremaj: Zërat se FFK dhe z. Ademi kanë hezituar ndonjëherë ta ndihmojnë Ballkani refuzoj t’i dëgjoj

Ballkani dy ditë më parë shënojë një sukses historik kur arriti të kualifikohet në fazën e Grupeve në Ligën e  Konferencës, sukses ky që u përshëndet nga të gjithë, shkruan Demokracia.com.

Madje i pari i UEFA-s, Aleksandër Ceferin Urojë FFK-në dhe presidentin Agim Ademi duke e lidhur këtë sukses edhe më punën e mirë që ka bërë ai për futbollin e Kosovës.

Më këtë është pajtuar edhe numri një i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka thënë se me FFK-në kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe se Ademi e ka ndihmuar shumë KF Ballkanin gjë të cilën e konfirmon edhe presidenti Arsim Kabashi.

“Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me z. Agim Ademi, të parin e FFK-së, unë dje e kam telefonuar për ta uruar për fitoren e Ballkanit, nuk kam mundur ta takoj pasi që ai gjindet në Turqi, sapo të kthehet do të takohemi e do t’ia urojmë njëri tjetrit suksesin e KF Ballkanit. Fitorja në “Fadil Vokrri” ka qenë e gjithë Kosovës pa dallim.

Unë pajtohem edhe me fjalët e z. Arsim Kabashi – Cima, se fitorja e Ballkanit është sukses edhe I z. Ademi dhe FFK-së, pasi që ju duhet ta dini të mirat që përmes FFK-së do t’i vijnë kësaj rradhë për suksesin e sajë skuadrës së Ballkanit, por në të ardhmen edhe të gjitha klubeve tjera që  arrijnë suksese”, ka thënë Muharremaj për Preshevajonë.

Ballakani pas këtij suksesi tash po përgatitet edhe për investime në infrastrukturë ku kryetari Muharremaj ka premtuar dnërtimin e stadiumit të ri.

Related posts