970×90
970×90
970×90
970×90

Muharremaj: 9 raste të reja në Suharekë, situata është serioze

Muharremaj: 9 raste të reja në Suharekë, situata është serioze

Në Komunën e Suharekës janë konfirmuar edhe 9 raste të reja të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, tha se situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes.

“I kemi 9 raste të reja pozitive në Suharekë me COVID-19. Situata është serioze dhe duhet të kemi shumë kujdes. Nuk duhet të kemi panikë, pos asaj që po e theksojmë tash e sa kohë se duhet të qëndroni në shtëpi e ti respektoni rregullat”, ka shkruar Muharremaj.

“Ne do të jemi në krye të detyrës dhe kërkojmë ndihmën tuaj, duke i respektuar rekomandimet që i kanë dhënë institucionet relevante”, ka shtuar tutje, Muharremaj.

Related posts