
Viti 2018 karakterizohet me shumë sfida për kryeministrin Haradinaj dhe qeverinë e tij. Në mes punëve te suksseshme dhe dështimeve, fundviti atë e gjenë mbrapa vendmeve të mëdha. Në një intervistë të shkurtër për GazetaProjekti, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj shprehet se vendimet e kryeministrit kanë pasur ndikim pozitive në jetën e qytetarëve, më tejë ai thekson se shkolla qeverisëse Haradinaj, ka kthyer në një frymë bashkëpunimi me partnerët e koalicionit por edhe me opoziten.
GazetaProjekti: Z,Nitaj, si e vlerësoni punën e kryeministrit Haradinaj për vitin 2018
Nitaj: Vleresoj se Kryeministri Haradinaj ka bërë një punë të shkelqyer në kaq pak kohë sa është kryeminister. Ka qindra vendime që kanë pasur ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve, por disa prej tyre, përtej këtij ndikimi e kanë kthyer dinjitetin e qytetarit dhe të Kosovës si shtet.
Ushtria e Kosoves, taksa 100 % ndaj produkteve serbe, ekipi i i dialogut, ligji për Kryeqytetin, pallati i rinisë, normalizimi i situatës energjetike pas një kaosi të trasheguar, janë vetëm disa nga vendimet e mëdha të kësaj qeverie me promotor Ramush Haradinaj.
Vleresoj se logjika e vendimeve të mëdha të kësaj qeverie do të vazhdojë edhe në proceset që vijnë.
Kryeministri Haradinaj ka bërë një punë të shkëlqyer edhe në instalimin e një fryme bashkëpunimi ndërmjet prtnerëve në qeveri por edhe me opoziten. Ndoshta ai ka qenë kryeministri më i suksesshëm që kemi psur ndonjeherë.