![Muhamet Haliti, PDK: Vrasja e dyfishtë në Pejë nuk ka lidhje me politikë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2021/09/A9F4AC27-2C5F-4C6C-80CE-823517E115B2.jpeg)
Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku pas një përleshje me armë janë vrarë mes vete kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017 Blerand Kadrijaj, konfirmohet se nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.
Muhamet Haliti, PDK: Vrasja e dyfishtë në Pejë nuk ka lidhje me politikë
09 shtator 13:31
Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku pas një përleshje me armë janë vrarë mes vete kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017 Blerand Kadrijaj, konfirmohet se nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.
Anëtari i Kryesisë qendrore të PDK-së, Muhamet Haliti që njëherësh është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka folur sot për Kosovapress.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadrijaj për rastin tragjik, ndërsa ka theksuar se nga informatat e deritashme ngjarja nuk ka asnjë lidhje politike apo partiake.
“Së pari ju shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të Astritit e Blerandit. Nga ato që dihen deri tash, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje. Kërkojmë që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike”, ka thënë Haliti për Kosovapress.
https://kosovapress.com/muhamet-haliti-pdk-vrasja-e-dyfishte-ne-peje-nuk-ka-lidhje-me-politike/