
Reperi i ka uruar të gjithë besimtarëve mysliman festën e Kurban Bajramit.
Mozzik ka publikuar një foto në Instagram minuta më parë me të cilin i ka uruar gjithë besimtarëve festën e Bajramit..
Për shkak të virusit, repri ka një kërkesë nga të gjithë qytetarët, të evitojnë çdo vizitë të mundshme në mënyrë që të mos i japim këmbë këtij virusi.
“EID MUBARAK. Urime Kurban Bajrami !
Zoti ju dhashtë shëndetin e gjitha të mirat juve e familjes suaj , unë sot nuk po pres mysafir , as nuk po shkoj mysafir , as nuk po vizitoj gjyshërit , po rri shtëpi shkaku i virusit”, shkruan Mozzik.
