
Sot, Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Republikës së Kosovës i cili menjëher ka marr edhe shumë përkrahje në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Projekti.
Nuk ka munguar as urimi i kandidatës për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka thënë se votimi i ti si kryeministër dhe kabinetit qeverisës është vullneti i qytetarëve dhe që pret që së bashku të punojnë për të i përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.
I menjëherëshem ka qenë edhe reagimi i motrës së presidentës, Blinerës e cila ka postuar fotografinë e dy fituesve të zgjedhjeve duke nënkuptuar për urimin e fitorës së binomit Kurti & Osmani.