970×90
970×90

Moti për sot dhe katër ditët në vazhdim

Moti për sot dhe katër ditët në vazhdim

Gjatë kësaj fundjave pritet që në vendin tonë të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.

Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather, por sipas tyre do të ketë edhe vranësira kalimtare.

“22.10 – Ngrohtë, kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare kohëpaskohe.

23.10 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Ditën me vranësira kalimtare.

24.10 – Më ngrohtë, me kthjellime e diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

25.10 – Shumë ngrohtë, e kryesisht me diell.

26.10 – Pas mëngjesit me mundësi për mjegull, ditën pjesërisht vranët, mbetet ngrohtë”, thuhet në njoftim.

Sipas Prishtina Weather temperaturat do të jenë në rritje, minimalet nga 5C deri në 9C, e maksimalet deri në 23C, ditën e diel, e deri të martën edhe 25C.

Erërat frynë kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta dhe mesatare 2-9m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Related posts