Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.
“Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.