Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë kontekst, Rohde ka thënë se projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi janë në rrezik.
Ai ka kërkuar qasje konstruktive dhe që opozita “t’i japë fund bllokadës”.
“Të shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend që mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës. Vetëm dypalëshe, janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë. Duhet një qasje konstruktive nga të gjithë aktorët, opozita duhet t’i japë fund bllokadës”, ka shkruar Rohde në “X”.