970×90
970×90
970×90

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në person ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në Kishnicë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën – bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar

Related posts