Rusia ka raportuar për një sulm të ri me dron në Moskë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se droni u rrëzua nga një sistem i mbrojtjes ajrore mbi distriktin Istra të rajonit të Moskës, por nuk dha asnjë provë.
Anton Gerashchenko, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit në kryeqytetin rus, raporton skynews.
“Mbrojtja ajrore ishte në punë, të gjitha aeroportet e Moskës u mbyllën dhe fluturimet u vonuan. Kjo po bëhet normë e re për Moskën, duket”, ka shkruar ai në platformën X (ish-Twitter).
Tre aeroportet kryesore të Moskës Sheremetyevo, Domodedovo dhe Vnukovo kanë pezulluar fluturimet herët të premten.
Ndryshe, Ukraina kohët e fundit ka nisur sulme brenda shtetit rus ndërsa po vazhdon kundërsulmet në jug të vendit. /Telegrafi/