970×90
970×90

Moska goditet me sulm dronësh të shkallës së gjerë, reagon ashpër Putini

Moska goditet me sulm dronësh të shkallës së gjerë, reagon ashpër Putini

Moska është goditur me një sulm dronësh të shkallës së gjerë për herë të parë në luftën e Ukrainian, duke shenjuar një pikë të re në konfliktin që nisi 15 muaj më parë.

Kremlini ka kërcënuar që do të ndërmarrë “masat më të ashpra të mundshme” në përgjigjje për këto sulme.

Rusia po vazhdon që të sulmojë Ukraine me rocketa e dronë gati në baza të përditshme. Kryeqyteti i Ukraine, Kievi, u përball me sulmin e tretë ajror në 24 orët e fundit të martën në mëngjes, raporton The Guardian, përkthen në shqip Nacionale.

Videot e postuara në rrjetet sociale të marëtn tregojnë një dron që po fluturonte ulët duke eksploduar në një fushë jashtë Moskës, ndërsa të tjerë po fluturonin afër shtëpive në distriktin e shtrenjtë qytetit Rublyovka.

Ministri i Punëve të Brendshme të Rusisë tha se tetë dronë kishin sulmuar qytetin gjatë natës por mediat ruse të afërta me shërbimet e sigurimit thanë që numri ishte shumë herë më i madh, me më shumë se 30 dronë të përfshirë në sulm.

Ndërkohë, për këtë ngjarje ka reaguaredhepresidenti rus Vladimir Putin.

“Kjo është qartësisht një aktivitet terrorist. Ata po ndjekin rrugën e përpjekjeve për të intimduar Rusinë, për të intimduar qytetarët e Rusisë…” – tha ai.

Related posts