
Ajo ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e publikun.
Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila prej më shumë se një vit i ka munguar skenës muzikore shqiptare.
Zeshkania së fundmi ka lënë të dyshohet se po vjen me këngë të re, pasi është shfaqur në një studio muzikore.

Foto: Screenshot/Instagram
“Faleminderit që ekziston”, ka shkruar ajo.
Sidoqoftë, artistja nga Peja nuk ka dhënë ndonjë detaj se çfarë po përgatit saktësisht.
I fundit realizim nga Taraku mbetet “Money” në bashkëpunim me reperin gjilanas, Fero.
Ndërsa sa i përket projekteve solo, “Alexander” titullohet projekti i 28-vjeçares i lansuar në vitin 2020.