
Morena ndodhet në Tajlandë me pushime.
Modelja dhe këngëtarja, Morena Taraku i ka bërë vetes disa ditë pushi.
Ajo ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Tajlandë dhe duket se po i shijon në maksimum ditët e nxehta.
Morena e ka publikuar një video në Instagram në të cilën shihet në bikini dhe përpara vetes ka një pamje përrallore.
“Ëndërr e madhe”, ka shkruar ajo pranë postimit të videos.