970×90
970×90

Morena paraqitet nga Shqipëria, fillon xhirimet për këngën e re

Morena paraqitet nga Shqipëria, fillon xhirimet për këngën e re

Këngëtarja e njohur nga Peja, Morena Taraku, tash e disa ditë është duke qëndruar në Shqipëri.

Kjo pasi ka nisur punën për projektin e ri dhe tashmë filloi edhe me xhirime të videoklipit.

Së fundmi, njëra nga sallonet e ondulimit ka ndarë një imazh të artistes shqiptare, në të cilën prezantoi një nga dukjet e 26 vjeçares në klip.

Këngëtarja shfaqet e mrekullueshme me stilin e ri të flokëve, gjersa balluket e bëjnë të duket edhe më atraktive.

Ajo njëherësh vjen joshëse në bikini të zeza, derisa linjat trupore i ka theksuar në masë të madhe.

Një fotografi të tillë e ka ndarë edhe në Instagramin e saj, duke bërë kështu të pëlqehet me këtë stil mjaft shumë edhe nga miqtë dhe ndjekësit e saj.

Theksojmë që zeshkania këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Stresi dhe projekti i tyre pritet të lansohet së shpejti.

Related posts